Sureja En-Nexhm (Ylli — النجم) (Ajet 22)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




53 En-Nexhm(النجم), Ajet 22

تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَىٰ 22 ٢٢

Kjo ndarje është e padrejtë. – (22)

Tefsiri

A mendoni se meshkujt janë tuajt, e të Atij femrat? Atëherë kjo është një ndarje vërtetë e padrejtë. -

Ju pretendoni se Allahu ju ka privilegjuar ju me fëmijë meshkuj, ndërsa për Veten e Tij ka mbajtur femra? Sipas kësaj, juve ju takon pjesa më e mirë, ndërsa Zotit pjesa më pak e preferuar. Kjo sigurisht që është një ndarje jo e drejtë, e pretenduar nga ana juaj. E ku ka ndarje më të keqe dhe të padrejtë se ajo që vlerëson krijesën mbi Krijuesin! I lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët e tyre!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë