Sureja En-Nexhm (Ylli — النجم) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




53 En-Nexhm(النجم), Ajet 29

فَأَعْرِضْ عَنْ مَنْ تَوَلَّىٰ عَنْ ذِكْرِنَا وَلَمْ يُرِدْ إِلَّا الْحَيَاةَ الدُّنْيَا 29 ٢٩

Andaj, ti (o Muhammed) largohu prej atij që i ikën Kur’anit dhe që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote, - (29)

Tefsiri

Largohu prej atyre që i kanë kthyer shpinën Kur'anit dhe që synojnë veçse jetën e kësaj bote! -

Ata i kanë kthyer shpinën Librit të Allahut, Kur'anit madhështor, i cili është i mbushur me urtësi dhe begati. Në këtë mënyrë, ata e kanë privuar veten e tyre nga dituria e dobishme, duke iu përkushtuar tërësisht jetës së dynjasë dhe kënaqësive të saj. Dynjaja është i vetmi pikësynim i tyre, prandaj të gjithë mundin ia përkushtojnë vetëm asaj. Njeriu i përkushtohet asaj që ka për qëllim, dhe qëllimi i këtyre të mjerëve është i kufizuar me dynjanë, me çfarëdolloj mënyre u realizoftë ai. I Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë