Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الَّذِينَ يَجْتَنِبُونَ كَبَائِرَ الْإِثْمِ وَالْفَوَاحِشَ إِلَّا اللَّمَمَ ۚ إِنَّ رَبَّكَ وَاسِعُ الْمَغْفِرَةِ ۚ هُوَ أَعْلَمُ بِكُمْ إِذْ أَنْشَأَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَإِذْ أَنْتُمْ أَجِنَّةٌ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ ۖ فَلَا تُزَكُّوا أَنْفُسَكُمْ ۖ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنِ اتَّقَىٰ
ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe veprave të këqia (imorale), pos mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i gjerë (i pakufishëm) në falje. Ai, më së miri di për ju, qysh se u ka krijur prej dheut dhe qysh se keni qenë embion në barkun e nënave tuaja; andaj, mos u lavdëroni me pafajshmërinë tuaj – Ai e njeh mirë atë që ruhet nga mëkatet. (32)
Ai di gjithçka rreth jush, qysh kur e filloi krijimin tuaj nga dheu dhe qysh kur ishit fetus në bark të nënës suaj. -
Kuptimi: Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë për ju dhe për gjendjet nëpër të cilat kaloni. Ai ka dijeni të plotë për prirjet që ka vendosur tek ju dhe për dobësitë që ju karakterizojnë. Ai e di shumë mirë dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrave, si dhe prirjen tuaj drejt harameve. Janë të shumta rrugët që të çojnë drejt haramit dhe, shpeshherë, përballja me to është shumë e vështirë, sidomos kur dobësohet besimi dhe mbështetja tek Ai. Allahu i Lartësuar i di të gjitha këto, sepse është Ai që ju krijoi së pari nga toka, ashtu siç është Ai që ju krijon në barkun e nënës suaj. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar ju ka pajisur me forcë të mjaftueshme për të përballuar zbatimin e çdo porosie të Tij dhe kurrë nuk ju ka ngarkuar me vështirësi të shumëta në fenë tuaj. Por, gjithsesi, ju do të vazhdoni të jeni të dobët, prandaj keni nevojë për mbështetjen e të Madhëruarit, mëshirën dhe faljen e Tij të gjerë. I Lartësuari ua fal gjynahet dhe ua largon të këqijat robërve , sidomos kur qëllimi i tyre është arritja e kënaqësisë së Tij në të gjitha kohët dhe gjendjet. Nëse robi përpiqet vazhdimisht të kryejë punë të mira për t’u afruar tek Allahu dhe largohet nga haramet të cilat Allahu i Lartësuar nuk i do, atëherë i Lartësuari e fal dhe e përfshin në mëshirën e Tij të madhe, edhe pse herë pas here ai mund ta lëshojë veten në ndonjë gjynah. Allahu i Lartësuar është më Bujari dhe më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve. Ai është më i mëshirshëm për robin e Tij sesa nëna për fëmijën e saj, prandaj për të tillë njerëz, mëshira e falja e Tij do të jetë shumë pranë. Allahu i Lartësuar do t’u përgjigjet lutjeve të tyre dhe gjithmonë do t’ua pranojë pendimin. Në vijim, Allahu i Lartësuar na e bën të qartë që të gjithë kemi nevojë për pastrimin që vjen prej Tij dhe askush nuk mund të pretendojë pastrimin e gjynaheve me forcat e veta. Kështu, i Lartësuari thotë:Atëherë, mos e mburrni veten, sepse Ai e di më mirë se cili është, vërtet i devotshëm. -
Mos u lëvdoni para njerëzve, duke pretenduar pastërtinë e shpirtit tuaj dhe devotshmëri. Devotshmëria është thellë në zemër dhe është Allahu që e shikon atë. Është Allahu Ai që do t’i shpërblejë punëmirët për devotshmërinë e tyre, ndërsa njerëzit nuk kanë asgjë në dorë për t’ju shpërblyer apo për t’ju ruajtur nga ndëshkimi i Allahut. Mjafton që Allahu shikon në zemrën tuaj dhe që ju shpërblen, me bamirësinë dhe bujarinë e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë