Sureja Er-Rahman (Mëshiruesi — الرحمن) (Ajet 41)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




55 Er-Rahman(الرحمن), Ajet 41

يُعْرَفُ الْمُجْرِمُونَ بِسِيمَاهُمْ فَيُؤْخَذُ بِالنَّوَاصِي وَالْأَقْدَامِ 41 ٤١

e mëkatarët atëherë, do të njihen sipas pamjes (së fytyrës së tyre) dhe do të kapen për flokë (kacule) dhe për këmbë. (41)

Tefsiri
Keqbërësit njihen nga tiparet e tyre. Prandaj me forcë do të rrëmbehen për flokësh dhe për këmbësh. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! -

Keqbërësit do të kapen me forcë për këmbësh e prej flokëve të ballit, e ashtu zvarrë do të hidhen në Zjarr. Allahu i Madhëruar do t’i pyesë ata veçse për t’i poshtëruar, duke i bërë t’i pranojnë vetë krimet e tyre në dynja, edhe pse Ai është i Gjithëditur për ta. Ai është më i ditur për ta se ata për veten e tyre, por Allahu i Madhëruar dëshiron që t’ua shfaqë haptazi faktet e Tij të pamohueshme dhe urtësinë e Tij të madhe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë