Sureja El-Vakia (Ngjarja — الواقعة) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




56 El-Vakia(الواقعة), Ajet 17

يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ 17 ١٧

do t’u sillen rreth tyre (për t’ju shërbyer) djelmoshat përherë të rinj, (17)

Tefsiri

Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm

(në rininë e tyre)

,... –

Këta djem të rinj vërtiten mes banorëve të Xhenetit për t’u shërbyer dhe përmbushur çdo kërkesë dhe dëshirë të tyre. Ata janë djelmosha shumë të bukur dhe të hijshëm. Ata janë ashtu si i përshkruan i Madhëruari, që i krijoi: “si diamantë të ruajtur”, pra, si diamantë të fshehur, që nuk i ka dëmtuar apo cenuar gjë. Ata janë krijuar që të jenë të përjetshëm: nuk plaken, nuk ndryshojnë dhe nuk rriten më shumë nga mosha e vogël që Zoti i ka krijuar. Ata vërtiten mes xhenetlinjve me enët e tyre plot pije të mrekullueshme:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë