Sureja El-Vakia (Ngjarja — الواقعة) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




56 El-Vakia(الواقعة), Ajet 36

فَجَعَلْنَاهُنَّ أَبْكَارًا 36 ٣٦

dhe i kemi bërë ato virxhëresha, (36)

Tefsiri

Ne i kemi bërë ato virgjëresha, të dashura për bashkëshortët e tyre dhe të një moshe, –

Të tilla janë si gratë besimtare që kanë vdekur të mëdha, ashtu edhe ato që kanë vdekur të vogla. Ky përshkrim përfshin gjithashtu si hyritë që Zoti i krijoi në Xhenet, ashtu edhe gratë besimtare të dynjasë, që Zoti i nderon dhe i fut në Xhenet. Virgjëria i shoqëron ato në të gjitha gjendjet. Edhe dashuria për burrat e tyre është e vazhdueshme, duke e shprehur këtë me fjalë të ëmbla e përkëdhelje. Kur ato flasin, dëgjuesi nuk do dëshironte kurrë që të heshtnin. Zëri dhe këndimi i tyre është i mahnitshëm. Kur qëndrojnë në heshtje, e mbushin zemrën e burrit të tyre me gëzim e lumturi. Kur ato shfaqen diku, e mbushin atë vend me aromë, freski dhe dritë. Ato dinë të shprehin me fjalë kënaqësinë që ndiejnë dhe të kënaqin me fjalë burrin gjatë marrëdhënieve. Gratë e Xhenetit janë në të njëjtën moshë, të gjitha tridhjetë e tre vjeçe, në kulmin e rinisë dhe kënaqësisë. Ato janë të afruara, të dashura, të kënaqura dhe që dhurojnë kënaqësi. Ato nuk trishtohen dhe kurrë nuk shkaktojnë trishtim, Ato janë shpirtrat më të lumtur e më lumturues, që të kënaqin syrin dhe shpirtin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë