Sureja El-Vakia (Ngjarja — الواقعة) (Ajet 57)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




56 El-Vakia(الواقعة), Ajet 57

نَحْنُ خَلَقْنَاكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ 57 ٥٧

Ne, u krijuam juve – e, sikur të kishit besuar! (57)

Tefsiri

Ne ju kemi krijuar ju. Përse nuk e pranoni, atëherë? –

Kuptimi: Allahu që ju krijoi atëherë kur ju nuk ekzistonit as si emër, madje ju krijoi pa u lodhur aspak dhe pa ndier vështirësi, pra, Ai që është i plotfuqishëm për krijimin e gjithçkaje, a nuk është i plotfuqishëm për të ringjallur të vdekurit?! Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, prandaj edhe ju qorton e paralajmëron për mosbesimin tuaj për ringjalljen. Ju jeni vetë provë e krijimit që ka bërë Allahu, i cili është më i madh se ringjallja juaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë