Sureja El-Vakia (Ngjarja — الواقعة) (Ajet 68)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




56 El-Vakia(الواقعة), Ajet 68

أَفَرَأَيْتُمُ الْمَاءَ الَّذِي تَشْرَبُونَ 68 ٦٨

A po e shihni (atë) ujë që e pini – (68)

Tefsiri
A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?! -

Pas mirësisë së ushqimit, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e ujit të pijshëm. Nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut, që na i mundëson këtë mirësi të madhe, ne nuk do të kishim asnjë mundësi për ta arritur atë. Eshtë i Gjithëmëshirshmi që e zbret ujin prej reve, duke mbushur rrëke e lumenj mbi tokë e nën tokë. Po të dëshironte Ai, mund ta bënte ujin të kripur apo të hidhur, domethënë jo të pijshëm. Përse, atëherë, nuk e falënderoni Allahun për këtë mirësi të mrekullueshme?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë