Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 11

مَنْ ذَا الَّذِي يُقْرِضُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا فَيُضَاعِفَهُ لَهُ وَلَهُ أَجْرٌ كَرِيمٌ 11 ١١

Kush do t’i jap vullnetarisht Perëndisë hua – të mirë – që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish, e madje, për të ka shpërblim fisnik. (11)

Tefsiri

Kush është ai që i jep Allahut një hua të mirë, që Ai t’ia shumëfishojë atë (pasurinë) dhe ti japë një shpërblim të mirë. -

Allahu i Madhëruar e ka quajtur shpenzimin e shpërblyeshëm si “hua të mirë”, domethënë, ajo duhet të jetë pasuri e pastër dhe të jepet me sinqeritet për hir të Allahut, për të kënaqur Atë. Këtë lloj shpenzimi Allahu e ka quajtur “hua të mirë”, edhe pse dihet se Allahu nuk ka nevojë për hua, madje çdo pasuri është pronë e Tij, edhe vetë robi është pronë e Tij. Por, ashtu si huaja, që është detyrë të kthehet mbrapsht, ashtu premton Allahu se do t’ia kthejë shpërblimin robit që shpenzon për hir të Tij, madje, të shumëfishuar, sepse Allahu është Bujar e Bamirës i madh. Ky shumëfishim bëhet në Ditën e Gjykimit, ditën kur të gjithë do të shohin qartë varfërinë e tyre, kur të gjithë do të kenë nevojë edhe për mirësinë më të vogël. Duke përshkruar këtë ditë, i Madhëruari thotë më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë