Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 12

يَوْمَ تَرَى الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ يَسْعَىٰ نُورُهُمْ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ بُشْرَاكُمُ الْيَوْمَ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ 12 ١٢

në Ditën që do të shohish besimtarët dhe besimtaret, që para tyre dhe në të djahtë ecë dritë e tyre (e ju thuhet): “Gëzim (ka) sot për ju: kopshtet e xhennetit nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë, në të cilët do të banoni përgjithmonë. Ky është sukses i madh! (12)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar flet për mirësinë e madhe që do të rrethojë besimtarët Ditën e Gjykimit, mirësi për të cilën do t’i kenë zili të gjithë. Kështu, Ai thotë:

Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre. -

Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe robërit do të jenë në errësirë. Ura që kalon mbi Xhehenem dhe të çon në Xhenet është vendosur, por është errësirë e plotë. Ajo është e vetmja rrugë për në Xhenet. Atëherë, do të shohësh besimtarët dhe besimtaret që ndriçohen nga një dritë, nga përpara dhe nga e djathta e tyre. Ashtu, në ato çaste të vështira dhe të frikshme, ata do të ecin të ndriçuar nga drita e tyre. Secili do ta ketë fuqinë e dritës sipas besimit të vet. Në këto çaste, atyre u jepet përgëzimi më i bukur:(Atyre do t'u thuhet:)

“Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” –

Subhanallah! Sa i ëmbël do të jetë ky përgëzim për zemrat e tyre! Ata do përjetojnë lumturi të papërshkrueshme, sepse do të marrin lajmin që arritën çdo gjë që e kishin synuar dhe shpëtuan nga çdo e keqe së cilës i druheshin. Në këtë vend, kur shohin se si besimtarët ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre, ndërsa drita e tyre shuhet, munafikët u drejtohen besimtarëve:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë