Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 15)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 15

فَالْيَوْمَ لَا يُؤْخَذُ مِنْكُمْ فِدْيَةٌ وَلَا مِنَ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ مَأْوَاكُمُ النَّارُ ۖ هِيَ مَوْلَاكُمْ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ 15 ١٥

Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!” (15)

Tefsiri

“Sot prej jush

(o munafikë)nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” -

Sikur ta jepni për kompensim të gjithë Tokën me flori, madje edhe një herë aq sa ajo, kurrë nuk do të pranohet prej jush. Vendqëndrimi juaj është Zjarri! Ai do t’ju mbështjellë plotësisht. Sa vend i keq që është Zjarri! Në një sure tjetër, i Lartësuari thotë: “Ai që do ta ketë të rëndë peshoren e veprave të tij, ai do të bëjë një jetë të këndshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshoren e veprave të tij, ai e ka vendin në Hauijeh. Ku mësove t’i se ç’është Hauijeh? Ai është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” Kariah 6 – 11].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë