Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 18

إِنَّ الْمُصَّدِّقِينَ وَالْمُصَّدِّقَاتِ وَأَقْرَضُوا اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا يُضَاعَفُ لَهُمْ وَلَهُمْ أَجْرٌ كَرِيمٌ 18 ١٨

At dhe ato që japin lëmoshë dhe vullnetarisht i japin hua Perëndisë, do t’u kthehet shumëfish dhe për ta ka shpërblim fisnik. (18)

Tefsiri

S’ka dyshim se atyre që japin sadaka dhe që i japin Allahut një hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet ajo

(pasuri)

dhe do të marrin shpërblim të madh. -

Këta janë njerëzit që japin shumë sadaka dhe shpenzojnë për kënaqësinë e Allahut. Ata shpenzojnë pasurinë e tyre për mirësi, që të sigurojnë një furnizim të mirë tek Allahu i Madhëruar. Atyre do t’u shtohet sadakaja dhjetëfish deri në shtatëqindfish. Veç kësaj, ata do të kenë një shpërblim bujar nga Zoti i Madhëruar, me mirësitë e pafundme të Xhenetit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë