Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ ۖ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَامًا ۖ وَفِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ ۚ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ
Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar. (20)
Ajo i ngjan atij shiu, prej të cilit bima i habit bujqit, por pastaj ajo thahet dhe e sheh të verdhë, pastaj përthyhet dhe kalbet. -
Dynjaja i ngjan shiut që bie prej qiellit, nga i cili del e zhvillohet bima, me të cilën ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ajo lulëzon e zbukurohet, duke e habitur kultivuesin e saj dhe duke mashtruar njerëzit që e kanë gjetur prehjen dhe kënaqësinë veçse te kjo dynja. Por nuk zgjat shumë, dhe vjen diçka që e fanit këtë bukuri, që dukej sikur kurrë nuk do të zhdukej. Ajo e than dhe e shndërron ashtu siç ishte në fillim, pa rënë shiu, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Bimës i humbet gjelbërimi dhe ngjyrat e saj mahnitëse. Ja kështu është dynjaja, me gjithë stolitë e saj. Edhe sikur të jetë në dorën e robit gjithçka që ka kjo dynja, kur të vijë momenti që ka caktuar Zoti, ajo do t’i largohet prej duarsh dhe robi do të largohet prej saj, duke marrë me vete veç qefinin. U poshtëroftë ai që jepet tërësisht kësaj jete dhe e harron punën për jetën e pasosur pranë Zotit! Vetëm puna për të fituar ahiretin është e frytshme. Ajo i mundëson robit kënaqësinë e përjetshme, prandaj i Lartësuari thotë:Ndërsa në Botën Tjetër ka dënim të rëndë, por edhe falje gjynahesh dhe dhurim kënaqësie nga Allahu. -
Në ahiret ekzistojnë dy mundësi:Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, vetëm se një përjetim mashtrues. -
Jeta në dynja është një kënaqësi që kalohet dhe mbaron, një kohë e shkurtër që përmbush vetëm pak nevoja e dëshira të njeriut. Për këtë arsye, kurrë nuk duhet të mashtrohesh dhe të gjesh prehje tek ajo. Ata që e gjejnë kënaqësinë vetëm tek jeta e dynjasë janë njerëzit e dobët, të cilët mashtrohen lehtë nga Shejtani. Në vijim, i Madhëruari na urdhëron që të garojmë drejt faljes së Tij, drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij. Ai thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë