Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِئَلَّا يَعْلَمَ أَهْلُ الْكِتَابِ أَلَّا يَقْدِرُونَ عَلَىٰ شَيْءٍ مِنْ فَضْلِ اللَّهِ ۙ وَأَنَّ الْفَضْلَ بِيَدِ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ ۚ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata, kurrfarë dhuntie të Perëndisë nuk do të fitojnë (marrin), pasi që dhuntia është vetëm në dorën e Perëndisë – Ai ia dhuron kujt të dojë. E Perëndia është pronar i mirësisë së madhe. (29)
Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut... -
Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ithtarëve të Librit: ata nuk kanë asnjë lloj mundësie që të përcaktojnë mirësinë e Allahut, se kujt t’i jepet ajo e kujt jo. Le ta mësojnë mirë, se nuk janë ata, me dëshirat e tyre të sëmura, që përcaktojnë se kujt duhet t’i jepet mëshira e Zotit e kujt jo. Ata të mjerë, sikurse tregon i Madhëruari, thonë: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!”, por i Madhëruari tha: "Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Pra, të mos vazhdojnë me ëndrra të kota dhe me gjykimet e tyre të padrejta. Le ta dinë se vetëm ata që besojnë Muhamedin (a.s.) dhe kanë takua, Allahu do t’u japë dyfish nga mëshira e Tij, do t’u dhurojë dritë e falje gjynahesh, ndryshe nga ç’trillojnë ithtarët e Librit. Ai do t’i shpërblejë punëmirët, edhe nëse këtë e urrejnë arrogantët e pabindur. Le ta kuptojnë ata të vetëmashtruar se:E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -
Allahu e dhuron mirësinë e Tij sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute. Bujaria e Tij është e madhe dhe askush nuk mund ta kufizojë atë.Këtu përfundoi tefsiri i sures Hadidë, dhe kjo është vetëm mirësi dhe bujari prej Allahut. Vetëm Ai qoftë i lavdëruar!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë