Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۚ يَعْلَمُ مَا يَلِجُ فِي الْأَرْضِ وَمَا يَخْرُجُ مِنْهَا وَمَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ وَمَا يَعْرُجُ فِيهَا ۖ وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ
Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë (periudha kohore), dhe pastaj mbisundoi Arshin (Gjithësinë); Ai di se çka hyn në Tokë dhe çka del prej saj, çka zbret prej qiellit dhe çka ngritet kah ai. Ai është me ju (u sheh) kudo që gjendeni, dhe çkado që punoni, Perëndia i sheh (të gjitha) çka punoni. (4)
Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh. -
Dita e parë e krijimit ishte dita e dielë dhe përfundimi i krijimit ishte në ditën e xhuma. Pastaj i Lartësuari u ngrit mbi Fronin e Tij, ashtu si i shkon madhështisë së Tij, sipër të gjitha krijesave.Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të. -
Allahu e di për ato që hyjnë në tokë, si farërat, shiu etj. Ai e di edhe për ato që dalin nga toka, si bimët, pemët, kafshët etj. Ai di gjithçka që zbret nga qielli, si melekët, kaderi, rizku i Tij etj. Ai i di edhe ata që ngjiten në qiell, si melekët, shpirtrat, lutjet, veprat e robërve etj.Ai është me ju kudo që të jeni. -
Kjo i përngjan ajetit tjetër: “Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti, e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë.” [Muxhadele]. Kjo është afërsi me diturinë dhe mbikëqyrjen e Tij. Prandaj edhe më pas, Allahu kërcënon dhe përgëzon robërit e Tij se do t’i shpërblejë sipas veprave të kryera, të cilat Ai i di dhe i ka mbikëqyrur imtësisht:Allahu shikon gjithçka që bëni ju. -
Allahu sheh të gjitha veprat tuaja dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre. Ai i ka ruajtur ato vepra me imtësi dhe korrektësi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë