Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 5

لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ 5 ٥

Pushteti i Tij ësht ënë qiej dhe në Tokë, dhe te Perndia do të kthehen të gjitha! (5)

Tefsiri

Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës... -

Allahu është Sunduesi i tyre. Ai është Krijuesi dhe ata janë robërit e Tij, që duhet ta adhurojnë, t’i përkushtohen e nënshtrohen Atij dhe vetëm Atij. Allahu i Madhëruar vepron dhe përkujdeset për ta me ligjet e krijimit dhe të Sheriatit, të ndërtuara mbi urtësinë e Tij.

...dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -

Si veprat, ashtu edhe vepruesit e tyre, vetëm tek Allahu e kanë kthimin. Robërit do të paraqiten tek Ai dhe Ai do të ndajë të keqen nga e mira. Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë