Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يُولِجُ اللَّيْلَ فِي النَّهَارِ وَيُولِجُ النَّهَارَ فِي اللَّيْلِ ۚ وَهُوَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
Ai e shtie natën në ditë dhe ditën në natë, dhe ai e di mendimin e çdokujt! (6)
Ai e fut natën te Dita dhe Ai e fut Ditën te Nata
(duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën)... - Allahu e vendos natën mbi ditën, dhe kështu krijesat i mbulon errësira, që ato të qetësohen e çlodhen. Pastaj e vendos ditën mbi natën, dhe nga toka largohet errësira e gjithçka ndriçon. Atëherë njerëzit fillojnë të lëvizin, për të arritur mirësitë e tyre. Allahu e ndërron natën e ditën duke shkurtuar e zgjatur herë njërën e herë tjetrën, duke krijuar kështu edhe stinët, nëpërmjet të cilave arrihen mirësi të shumta. I lartësuar dhe plot begati është Allahu i Madhëruar, Zoti i botëve! I lartësuar qoftë Bujari e Bamirësi, që i begatoi robërit me mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura!Ai i di të fshehtat që mban kraharori. -
Allahu di për gjithçka që fshihet në kraharor. Ai i jep sukses të përqafojë udhëzimin e drejtë atij që e di se e meriton këtë udhëzim. Por nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar nuk ia jep udhëzimin e drejtë atij që nuk e meriton atë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë