Sureja El-Hadid (Hekuri — الحديد) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




57 El-Hadid(الحديد), Ajet 7

آمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَأَنْفِقُوا مِمَّا جَعَلَكُمْ مُسْتَخْلَفِينَ فِيهِ ۖ فَالَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَأَنْفَقُوا لَهُمْ أَجْرٌ كَبِيرٌ 7 ٧

Besoni Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato çka Ai ju ka lënë në dispozicion juve, se ata që kanë besuar nga ju dhe kanë shpenzuar (për të mirë), për ta ka shpërblim të madh! (7)

Tefsiri

Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni... -

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të besojnë Atë, Profetin e Tij, Shpalljen e Tij, si dhe të shpenzojnë në rrugën e Tij prej pasurisë që po Allahu e vendosi në duart e tyre dhe i bëri kujdestarë të saj, për të parë se si do të veprojnë. Më pas, duke përmendur shpërblimin e madh që i pret, Ai i nxit më shumë, nëse e bëjnë një gjë të tillë:

Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh. -

Ata që bëjnë këto vepra të mrekullueshme do të kenë shpërblim të madh. Përveç besimit të pastër në Allahun, Profetin dhe në Shpalljen e Tij, ata shpenzojnë pasuri në rrugën e Allahut. Këto vepra do t’u mundësojnë atyre shpërblimin më të madh dhe më të mrekullueshëm. Ata fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe nderimin në vendin e mirësisë së përjetshme, në Xhenet. Këto janë mirësitë që Zoti ka përgatitur për besimtarët dhe ata që luftojnë në rrugën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë