Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 11

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَّهُ لَكُمْ ۖ وَإِذَا قِيلَ انْشُزُوا فَانْشُزُوا يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ 11 ١١

O besimtarë! Kur ju thuhet: “Bëni vend të tjerëve në ndejat tuaja!” – ju bëni vend, e madje Perëndia ju zgjëron juve. E kur ju thuhet: “Ngrituni ju”, - ju ngituni, e Perëndia do t’i lartësojë besimtarët që janë prej jush, e veçanërisht dijetarët do t’i ngrisë në shkallë të lartë. E, Perëndia di çdo gjë që punoni. (11)

Tefsiri

O ju që keni besuar! Nëse ju thuhet “Lironi pak vend” në tubime, lirojeni, që Allahu të sjellë lirim për ju! -

Allahu i Madhëruar i edukon besimtarët se si të sillen në kuvende të mëdha. Nëse vjen dikush dhe ju kërkon t’i bëni pak vend, është prej edukatës që ju t’i bëni vend. Kjo nuk sjell asnjë dëm për ju. Përveçse nuk është e dëmshme, ka edhe shpërblim. Ai që i bën lehtësim tjetrit, do të gjejë lehtësim prej Allahut. Kush ndihmon vëllain e vet, atë ka për ta ndihmuar Allahu.E nëse ju thuhet “Ngrihuni”, atëherë ngrihuni! Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. -

Edhe nëse ju kërkohet që të ngriheni e të largoheni nga kuvendi, për ndonjë nevojë të caktuar, atëherë ngrihuni. Madje, bëjeni këtë duke nxituar e me kënaqësi, për të arritur atë që kërkohet. Përmbushja e këtyre porosive është treguese e diturisë dhe imanit. Allahu i Lartësuar i ngre gradat e dijetarëve dhe të besimtarëve. Në varësi të dijes dhe imanit të tyre, do të jetë dhe ngritja në grada.

Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju. -

Allahu do ta shpërblejë këdo sipas veprave të tij, me të mirë ose me të keqe. Në këtë ajet tregohet vlera dhe rëndësia e madhe e diturisë. Por mësohet gjithashtu se bukuria e dijes del në pah nëse jep frytet e saj, domethënë duke e zbatuar atë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë