Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 12

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَاجَيْتُمُ الرَّسُولَ فَقَدِّمُوا بَيْنَ يَدَيْ نَجْوَاكُمْ صَدَقَةً ۚ ذَٰلِكَ خَيْرٌ لَكُمْ وَأَطْهَرُ ۚ فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 12 ١٢

O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me Profetin, para këshillimit jepni lëmoshë, ajo është më mire dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni – Perëndia me të vërtetë, është falës dhe mëshirues. (12)

Tefsiri
O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Allahu i Madhëruar i urdhëroi besimtarët që, përpara bisedës me të Dërguarin e Tij, të jepnin sadaka, duke i edukuar me moralin më të mirë. Ai i mësoi se si ta nderonin dhe respektonin të Dërguarin e Tij, duke i siguruar se kjo ishte në të mirën e tyre. Kështu do t’u shtohej shpërblimi dhe do të bëhej i mundur pastrimi nga ligësitë, ndër të cilat është edhe mungesa e edukatës me Profetin (a.s.), duke i folur atij me të rëndë e pa vend. Sadakaja përpara bisedës me Profetin (a.s.) do të shërbente si dallues të atyre që vërtet e donin diturinë dhe të mirën nga ata që thjesht llomotitnin pa ndonjë qëllim të vlefshëm. Po kështu do të mënjanoheshin ata të cilët e shqetësonin Profetin (a.s.) me fjalë të kota. Ndërsa për sa u përket atyre që kishin qëllim të mirë, por nuk kishin mundësi për sadaka, Allahu i Madhëruar nuk ua vështirësoi më shumë, por i toleroi, duke i lejuar që t’i flisnin Profetit (a.s.) edhe pa dhënë sadaka para bisedës. Por kur besimtarët hasën vështirësi në dhënien e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), Allahu i Gjithëmëshirshëm, me butësinë e Tij, ua lehtësoi çështjen, duke mos ua bërë të detyrueshme. Vërtet u anulua dhënia e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), por nderimi dhe respekti ndaj Profetit mbeti përsëri detyrë e rëndësishme. Qëllimi nuk ishte vetë dhënia e sadakasë, por nderimi e respekti ndaj Profetit (a.s.).Pastaj i Madhëruari i urdhëron besimtarët që të zbatojnë detyrimet e tjera parësore, duke thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë