Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 21

كَتَبَ اللَّهُ لَأَغْلِبَنَّ أَنَا وَرُسُلِي ۚ إِنَّ اللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٌ 21 ٢١

Perëndia ka shkruar (në Librin e shenjtë “Levhi Mahfudh”): “Unë dhe profetët e Mi do të fitojmë me siguri!” – Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i Plotëfuqishëm. (21)

Tefsiri
S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata do të jenë më të poshtëruarit. Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. -

Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë