Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 2

الَّذِينَ يُظَاهِرُونَ مِنْكُمْ مِنْ نِسَائِهِمْ مَا هُنَّ أُمَّهَاتِهِمْ ۖ إِنْ أُمَّهَاتُهُمْ إِلَّا اللَّائِي وَلَدْنَهُمْ ۚ وَإِنَّهُمْ لَيَقُولُونَ مُنْكَرًا مِنَ الْقَوْلِ وَزُورًا ۚ وَإِنَّ اللَّهَ لَعَفُوٌّ غَفُورٌ 2 ٢

Ka të tillë midis jush që i lëshojnë gratë e veta duke ju thënë se i konsiderojnë si nënat e veta; ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata. Kurse ata, me të vërtetë, kanë shqiptuar fjalë neveritëse dhe të pavërteta. E, me të vërtetë, Perëndia është falës dhe shlyes i gabimeve. (2)

Tefsiri

Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. –

Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose fjalë të tjera, për të shprehur se ajo është haram për të. Është quajtur ‘dhihar’- ‘shpina’, nisur nga shprehja e mësipërme, e cila përdorej nga arabët me nënkuptimin se burri nuk donte t’i afrohej më bashkëshortes për marrëdhënie intime. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë sjellje, duke thënë: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre.” Pra, si thonë fjalë të tilla, kur dihet që janë të pavërteta e të shëmtuara?! Ata i krahasojnë gratë e tyre me nënat që i kanë lindur. Kjo është vepër shumë e shëmtuar dhe e ulët:

Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta. –

Ata thonë fjalë të shëmtuara dhe të gënjeshërta. Por përsëri, Allahu i Madhëruar e lë të hapur mundësinë e pendimit, duke thënë:

Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve. -

Për ata që bëjnë ndonjë veprim në kundërshtim me porositë e Zotit, por pastaj nxitojnë të pendohen sinqerisht, Ai është gjithmonë Falës i madh dhe Mbulues i gabimeve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë