Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِينَ يُظَاهِرُونَ مِنْ نِسَائِهِمْ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا قَالُوا فَتَحْرِيرُ رَقَبَةٍ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَتَمَاسَّا ۚ ذَٰلِكُمْ تُوعَظُونَ بِهِ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
Ata, të cilët, gratë e tyre i lëshojnë në atë mënyrë, e pastaj donë t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme, duhet ta lirojnë një skllav apo skllave, para se bashkëshortët të takohen përsëri (si burrë e grua). Kështu ju urdhërohet. E, Perëndia i di të gjitha ato që bëni ju. (3)
Ky është ligji i urdhëruar për ju.... -
Ky gjykim është ligji i Zotit, i shoqëruar me qortim e me këshillë (siç kuptohet nga fjala ‘tuadhune’, që vjen nga ‘el ua’dhu’), në mënyrë që njerëzit të kenë drojë dhe ta trajtojnë atë me respektin e duhur. Kështu, ai që dëshiron të bëjë dhihar,kur mendon se duhet ta kompensojë duke liruar një rob, do të frenohet nga kjo vepër e padrejtë....Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja. –
Për këtë arsye, Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka bërë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë