Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَمَنْ لَمْ يَجِدْ فَصِيَامُ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَتَمَاسَّا ۖ فَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَإِطْعَامُ سِتِّينَ مِسْكِينًا ۚ ذَٰلِكَ لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ۚ وَتِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ ۗ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Ai që nuk ka, (prandaj) nuk mund ta lirojë, është i obliguar që të agjërojë dy muaj rresht para takimit të tyre bashkëshortorë. E, ai që nuk mund të përballojë agjërimin, duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (është për atë) që të zbatoni besimin në Perëndinë dhe Profetin e Tij. Këta janë kufijtë e Perëndisë. Ndërsa, për jobesimtarët ka vuajtje të mundimshme. (4)
E kush nuk ka mundësi
(të lirojë një rob),le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. - Nëse burri nuk zotëron robër ose nuk ka pasuri për të liruar një rob, atëherë kompensimi i gjynahut është me agjërim dy muaj rresht, para se t’i kthehet marrëdhënieve normale. E nëse nuk mundet as të agjërojë në këtë mënyrë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër me ushqimet bazë të përdorshme në vendin e tij, sikurse thonë shumë komentues të Kur'anit, ose të ushqejë çdo të varfër me një mudd-e (masë sa dy grushta) gruri, ose gjysëm sa-i me ushqime të tjera, sipas mendimit të një grupi tjetër komentuesish. Ky gjykim zbriti me qëllimin që:Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -
Këtë besim ta shprehni duke zbatuar detyrimet me të cilat ngarkoheni. Përkushtimi në zbatimin e ligjeve të Zotit vjen prej besimit dhe është tregues i tij. Madje, zbatimi i ligjeve të Zotit është synimi kryesor i besimit. Nga ana tjetër, me zbatimin e ligjeve të Zotit, besimi shtohet dhe fuqizohet, derisa bëhet i patundur në zemrat e besimtarëve.Këta janë kufijtë e Allahut dhe mohuesit kanë dënim të dhembshëm. -
Këto janë kufijtë e vendosura nga Zoti, të cilët është e ndaluar t’i shpërfillësh apo t’i shkelësh. Ata duhen zbatuar rigorozisht. Nga këto ajete nxirren disa mësime:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë