Sureja El-Muxhadile (Gjata Debatit — المجادلة) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




58 El-Muxhadile(المجادلة), Ajet 5

إِنَّ الَّذِينَ يُحَادُّونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ كُبِتُوا كَمَا كُبِتَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ وَقَدْ أَنْزَلْنَا آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ ۚ وَلِلْكَافِرِينَ عَذَابٌ مُهِينٌ 5 ٥

Me të vërtetë, ata që sillen në mënyrë kundërshtuese ndaj Perëndisë dhe të dërguarit të Tij, do të shkatërrohen, sikundër që janë shkatërruar ata para tyre. Me të vërtetë, kemi shpallur argumente të qarta, kurse për jobesimtarët do të ketë vuajtje poshtëruese, (5)

Tefsiri
Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. –

Këtu flitet për ‘el muhaddetu’, që është kundërshtimi i Allahut dhe Profetit të Tij, sidomos në çështjet më të rëndësishme, si për shembull duke bërë kufër e shirk,ose me armiqësi ndaj të dashurve të Allahut. Të tillët janë të poshtëruar, ashtu sikurse edhe të tjerët para tyre, që kryen të njëjtat vepra. Këta të mjerë nuk kanë asnjë justifikim para Allahut të Madhërueshëm dhe Krenar. Faktet që Zoti u ka dhënë njerëzve janë të padiskutueshme dhe të pakundërshtuesh-me. Ai ka sjellë fakte të qarta e mrekulli të shumta, me të cilat ka provuar vërtetësinë e profetëve dhe të shpalljeve të tyre. Allahu i Madhëruar e ka qartësuar të vërtetën dhe u ka mësuar krijesave synimet më të larta që duhet të kenë dhe të punojnë për t’i realizuar. Ata që shkojnë pas këtyre qëllimeve, duke punuar dhe luftuar për t’i plotësuar ato, ata janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë, që do të arrijnë me sukses çdo të mirëdhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe.

Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues. –

Për ta është përgatitur ndëshkim poshtërues. Ashtu sikurse ata tregohen arrogantë ndaj fakteve të Zotit, ashtu sikurse tregohen shpërfillës të ftesës së Tij, po ashtu Zoti do t’i poshtërojë ata në ahiret.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë