Sureja El-Hashr (Tubimi — الحشر) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




59 El-Hashr(الحشر), Ajet 11

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ نَافَقُوا يَقُولُونَ لِإِخْوَانِهِمُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَئِنْ أُخْرِجْتُمْ لَنَخْرُجَنَّ مَعَكُمْ وَلَا نُطِيعُ فِيكُمْ أَحَدًا أَبَدًا وَإِنْ قُوتِلْتُمْ لَنَنْصُرَنَّكُمْ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ 11 ١١

A nuk po sheh se si hipokritët ju thonë shokëve të vet, të cilët janë ithtarë të Librit, e që nuk besojnë: “Nëse ju dëbojnë, ne do të dalim me ju dhe kurrkujt – asnjëherë, nuk do t’i përulemi kundër jush; e nëse ju sulmoheni, me siguri, do t’u dalim në ndihmë”, - e, Perëndia dëshmon, se ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë: (11)

Tefsiri

A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: -

Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në kufër. Ata u jepnin besën se do t’i ndihmonin në luftën kundër muslimanëve, duke u thënë:

“Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush.” -

Ne nuk kemi për t’iu bindur askujt që na pengon nga aleanca me ju! Ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë për të qenë krahu juaj! Ne nuk i frikësohemi asnjë rreziku, madje:

Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.” -

Por Allahu i Lartësuar dëshmon se këto premtime ishin të gënjeshtërta, duke mashtruar kështu vëllezërit e tyre në kufër. Sidoqoftë, pabesia nuk është ndonjë gjë e madhe, kur bëhet fjalë për ata zullumqarë. Pabesia është cilësia e tyre dalluese, ndërsa mburrja dhe arroganca janë bashkëshoqëruese të tyre. E vërteta është se ata janë frikacakë të përhershëm. Allahu i Lartësuar njoftoi për pabesinë e tyre para se ajo të ndodhte, dhe gjithçka ndodhi ashtu sikurse Ai e përshkroi:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë