Sureja El-Hashr (Tubimi — الحشر) (Ajet 13)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




59 El-Hashr(الحشر), Ajet 13

لَأَنْتُمْ أَشَدُّ رَهْبَةً فِي صُدُورِهِمْ مِنَ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَا يَفْقَهُونَ 13 ١٣

Ju, në zemrat e tyre jeni më të tmerrshëm (frikësues) se sa Perëndia, ngase ata janë popull i pakuptueshëm. (13)

Tefsiri

Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu. –

Frika e tyre ndaj jush ishte më e madhe sesa frika ndaj Zotit. Ata iu frikësuan më shumë krijesave, të cilët nuk zotërojnë për veten dhe për të tjerët as dobi e as dëm, sesa Krijuesit, në dorën e të Cilit janë dëmi dhe dobia, dhënia dhe privimi.

Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -

Ata nuk logjikojnë drejt dhe nuk e njohin realitetin e gjërave. Ata nuk arrijnë të shohin përfundimin e çështjeve. Aftësia e të gjykuarit drejt dhe të vështruarit saktë të çështjeve është e lidhur ngushtë me frikërespektin ndaj Krijuesit, shpresën në premtimin e Tij dhe dashurinë për Të. Ata që i japin përparësi këtyre ndjenjave kundrejt çdo gjëje tjetër, ata do të pajisen me urtësi të madhe dhe aftësi gjykimi të drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë