Sureja El-Hashr (Tubimi — الحشر) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




59 El-Hashr(الحشر), Ajet 24

هُوَ اللَّهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ ۖ لَهُ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ ۚ يُسَبِّحُ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 24 ٢٤

Ai është Perëndia, Krijues, Ai që prej asgjëje krijon, Ai që çdo gjëje ia jep formën, ai posedon emërat më të bukur, Atë e falenderojnë të gjithë (çka ekziston) në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (24)

Tefsiri

Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! -

Allahu është Krijuesi dhe Shpikësi i të gjitha krijesave, pa asnjë shembull paraprirës. Ai çdo krijese i dha formën e saj. Këta tre emra kanë lidhje me krijimin, përcaktimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave dhe janë cilësi vetëm të Allahut të Lartësuar.

Atij i takojnë emrat më të bukur! -

Allahu ka shumë emra, të cilët mund t’i dijë tërësisht veçse Ai. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur dhe tregues të cilësive më të plota dhe absolute. Në emrat dhe cilësitë e Tij nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie, në çdo lloj aspekti dhe këndvështrimi. Për bukurinë e tyre tregon edhe fakti që Allahu i Lartësuar i do këta emra, i do krijesat që i duan ata dhe kënaqet që adhuruesit e Tij t’i drejtohen me lutje duke e thirrur me këta emra.

Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë! -

Allahu është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat, përshkrimet dhe cilësitë e Tij të larta, dhe këtë e tregon fakti që gjithçka në qiej dhe në Tokë, në mënyrë të pandërprerë të vazhdueshme, është e varur dhe nevojtare për të. Gjithçka në qiej dhe në Tokë e falënderon dhe lavdëron Allahun, vetëm Atij i drejtohen për nevojat e tyre, dhe Ai u dhuron me bujarinë e Tij.

Ai është Ngadhënjimtari, i Urti! -

Gjithçka që dëshiron Allahu të ekzistojë, do të ekzistojë, për shkak të një urtësie të madhe.Këtu përfundon tefsiri i sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, falënderimi, bujaria dhe mirësia!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë