Sureja El-Hashr (Tubimi — الحشر) (Ajet 4)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




59 El-Hashr(الحشر), Ajet 4

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ شَاقُّوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ۖ وَمَنْ يُشَاقِّ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ 4 ٤

sepse, ata e kanë kundërshtuar Perëndinë dhe Profetin e Tij; e ai që kundërshton Perëndinë, Perëndia, me të vërtetë, do t’i dënojë ashpër. (4)

Tefsiri
Këtë, për shkak se ata iu kundërvunë Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që i kundërvihet Allahut, le të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër. -

Të mos u shkojë kurrë ndër mend mjeranëve se ndëshkimi i tyre për refuzimin e Profetit, madje për tentativën e vrasjes së tij, përfundoi me dëbimin nga shtëpitë. Le ta dinë se dënimi që ka përgatitur Allahu për refuzuesit e Profetit dhe të Shpalljes së Tij, të cilët nuk janë penduar, është shumë më i madh dhe më i dhembshëm. E si mund të shpëtojnë nga dënimi në dynja dhe ahiret ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, shprehin armiqësi kundër tyre dhe luftojnë për të penguar besimin e drejtë?! Ky është ligji i pandryshueshëm i Zotit në lidhje me ata që kundërshtojnë palën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë