Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ ۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ
Ky është Perëndia, Zoti juaj. S’ka zot tjetër përveç Tij, Krijuesi i çdo gjëje, andaj adhuroni Atë! Ai është mbikëqyrës i çdo gjëje! (102)
Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje,.... -
Është Ai që meriton adhurimin, maksimumin e dashurisë dhe maksimumin e nënshtrimit ndaj Tij, madhërimit e përunjësisë para Tij. Është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo mirësi dhe duke u larguar çdo të keqe....prandaj vetëm Atë adhuroni! -
Kur ju të bindeni dhe të pranoni me siguri se vetëm Allahut i takon adhurimi, me çdo rrugë e formë, atëherë përkushtojani vetëm Atij të gjitha llojet e adhurimeve, me sinqeritet vetëm për Të dhe duke synuar vetëm kënaqësinë e Tij. Ky është qëllimi pse jeni krijuar: “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, veçse për të më adhuruar Mua.” [Dharijat 56].Ai përkujdeset për gjithçka -
Çdo gjë është në administrimin dhe përkujdesjen e Allahut të Madhëruar. Ai krijon dhe përkujdeset për krijesat dhe Ai rregullon çdo çështje të tyre. Dihet mirë se diçka e lënë në përkujdesin e dikujt është në varësi të kujdestarit të saj. Por përkujdesja e Allahut nuk është si ajo e robit. Përkujdesja e robit është e varur nga ai që e ka vendosur në atë detyrë dhe udhëzimet e kushtet e tij. Ndërsa përkujdesja e Allahut, Krijuesit të gjithçkaje, është e pakufizuar dhe e pacenuar. Ajo është e ndërtuar mbi diturinë e plotë, mbi mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme dhe mbi drejtësinë absolute. Askush nuk mund të kritikojë e kontestojë përkujdesjen e Allahut. Në krijimin dhe administrimin e çështjeve nga Allahu nuk mund të gjesh asnjë defekt, mangësi apo kotësi. Prej përkujdesjes së Allahut të Madhërishëm është edhe qartësimi i plotë i fesë së Tij, duke e ruajtur atë nga devijimi e ndryshimet. Gjithashtu, Ai ka marrë përsipër që t’i ruajë dhe mbrojë besimtarët nga çdo gjë që ua largon ose ua dëmton imanin dhe fenë e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë