Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 10

وَلَقَدِ اسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِنْ قَبْلِكَ فَحَاقَ بِالَّذِينَ سَخِرُوا مِنْهُمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ 10 ١٠

Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre. (10)

Tefsiri
Për të qetësuar zemrën e profetit të Tij dhe për ta bërë atë më të durueshëm, duke kërcënuar armiqtë e tij, Allahu i Madhëruar thotë:

Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje... -

Edhe profetët e tjerë, kur shkonin te popujt e tyre me argumente dhe me mrekulli, mohoheshin dhe konsideroheshin gënjeshtarë. Jo vetëm kaq, por talleshin me ta dhe me Shpalljen e Zotit. Për shkak të mohimit të tyre, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi dhe shkatërroi, duke zbritur mbi ta ndëshkimin më të rëndë dhe më poshtërues.

Por mbi ata që përqeshën

(profetët)

u bë realitet ai

(dënimi i Zotit)

me të cilin talleshin. -

Kini kujdes ju që mohoni Profetin e fundit dhe Shpalljen e sjellë prej tij, se mos ju godasë edhe ju e njëjta gjë që goditi popujt e shkuar! Dhe të jeni të sigurt se kështu do të ndodhë, nëse vazhdoni me mohimin tuaj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë