Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدِ اسْتُهْزِئَ بِرُسُلٍ مِنْ قَبْلِكَ فَحَاقَ بِالَّذِينَ سَخِرُوا مِنْهُمْ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ
Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre. (10)
Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje... -
Edhe profetët e tjerë, kur shkonin te popujt e tyre me argumente dhe me mrekulli, mohoheshin dhe konsideroheshin gënjeshtarë. Jo vetëm kaq, por talleshin me ta dhe me Shpalljen e Zotit. Për shkak të mohimit të tyre, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi dhe shkatërroi, duke zbritur mbi ta ndëshkimin më të rëndë dhe më poshtërues.Por mbi ata që përqeshën
(profetët)u bë realitet ai
(dënimi i Zotit)me të cilin talleshin. -
Kini kujdes ju që mohoni Profetin e fundit dhe Shpalljen e sjellë prej tij, se mos ju godasë edhe ju e njëjta gjë që goditi popujt e shkuar! Dhe të jeni të sigurt se kështu do të ndodhë, nëse vazhdoni me mohimin tuaj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë