Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَمَّتْ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدْقًا وَعَدْلًا ۚ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِهِ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
U plotësuan fjalët e Zotit tënd, që janë kulmi, i së vërtetës dhe i drejtësisë; fjalët e Tij askush nuk mund t’i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë. (115)
Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi. -
Shpallja e Zotit është ŝâdiķa - e vërtetë në lajmet që sjell, si edhe adlâ- e drejtë në urdhrat dhe ndalesat që ligjëron. Nuk ka fjalë më të vërtetë se fjalët e Allahut në këtë Libër madhështor dhe nuk ka drejtësi më të madhe se sa urdhrat dhe ndalesat e Tij.Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. -
Është Allahu që e ruan fjalën e Tij në gradën më të lartë të vërtetësisë, drejtësisë e sigurisë. Askush tjetër nuk mund të sjellë fjalë më të mirë sesa Fjala e Tij. Askush nuk mund të ndryshojë e tjetërsojë Librin e Allahut. Është Ai vetë që e ka marrë përsipër ta ruajë atë.Ai dëgjon dhe sheh gjithçka. -
Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me gjuhët e ndryshme dhe me nevoja të ndryshme. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur. Dija e Tij ka përfshirë çdo gjë të shfaqur apo të fshehur, të shkuar, të tashme apo të ardhme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë