Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 117)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 117

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعْلَمُ مَنْ يَضِلُّ عَنْ سَبِيلِهِ ۖ وَهُوَ أَعْلَمُ بِالْمُهْتَدِينَ 117 ١١٧

Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që i shmangen rrugës së Perëndisë, dhe Ai i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë. (117)

Tefsiri

Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit. -

Allahu është më i ditur se kush është i udhëzuar dhe udhëzues në rrugën e drejtë, prandaj është detyrë për ju, o besimdrejtë, që t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe udhëzimet e Tij, t’i përkushtoheni me pastërti zbatimit të urdhërave e largimit nga ndalesat e Tij. Allahu është më i dituri për atë që është në dobinë tuaj dhe më i mëshirshëm për ju sesa ju për veten tuaj. Nga ky ajet kuptojmë se për të dëshmuar se cila është e vërteta nuk mjafton fakti që atë e mbështet shumica. Me fjalë të tjera, shumica e pasuesve të një çështjeje jo domosdoshmërisht tregon për saktësinë dhe drejtësinë e çështjes që ata pasojnë, ashtu sikurse pakica e pasuesve të një çështjeje nuk tregon se ajo është jo e drejtë dhe jo e vërtetë. Madje mund të thuhet me bindje e kundërta. Pasuesit e të vërtetës janë më të pakët në numër, por janë më të mëdhenjtë dhe më të dashurit tek Allahu i Madhëruar, më të zgjedhurit dhe merituesit e shpërblimeve të Tij të mëdha. Mënyra e drejtë për të gjykuar e vlerësuar të vërtetën dhe të kotën është duke analizuar dhe vlerësuar rrugët që të çojnë në secilin përfundim.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë