Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ ثُمَّ انْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë. (11)
Thuaju: “Ecni nëpër tokë e shihni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën!” -
Nëse dyshoni rreth ndëshkimeve të zbritura nga Zoti mbi mohuesit dhe tallësit e profetëve, atëherë shëtisni nëpër tokë dhe shihni se si ka qenë fundi i mohuesve! Ju do të gjeni popuj të shkatërruar, të mbetur të harruar në rrënojat e tyre. Ata i shfarosi Allahu, Mbreti i Plotpushtetshëm, Nënshtruesi i gjithçkaje, dhe ato rrënoja mbetën për të qenë mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dinë të shikojnë të vërtetën. Ky udhëtim për të cilin urdhërohemi duhet të bëhet me zemër dhe me trup, e me qëllimin që të nxirren përfitime dhe mësime. Ndërsa thjesht shëtitja për të parë e vizituar botën nuk sjell asnjë dobi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë