Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 127)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 127

لَهُمْ دَارُ السَّلَامِ عِنْدَ رَبِّهِمْ ۖ وَهُوَ وَلِيُّهُمْ بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 127 ١٢٧

Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata. (127)

Tefsiri

Për ta është përgatitur Vendi i Paqes pranë Zotit të tyre. -

Xheneti është quajtur ‘Vendi i Paqes’, sepse ai është i pastër nga çdo mangësi, ligësi dhe gjë e dëmshme. Në të nuk ka asnjë lloj frike, trishtimi, brenge dhe shqetësimi, prandaj dhe banorët e tij do të jenë në paqe e në qetësi të plotë. Mirësitë e Xhenetit janë të plota dhe të mrekullueshme, aq sa askush nuk mund t’i përshkruajë realisht ato. Askush nuk mund t’i imagjinojë ashtu siç janë në realitet kënaqësitë e fshehura në të. Lumturia e Xhenetit përfshin shpirtin, mendjen dhe trupin. Banorët e Xhenetit do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, çdo gjë që ua kënaq syrin dhe atje do të jenë të përjetshëm.

Ai është i Dashuri i tyre, për ato vepra që ata bënë. -

Allahu i Madhëruar është i Dashuri i tyre, që përkujdeset për ta. Është Allahu i Madhëruar që ka marrë përsipër edukimin dhe përkujdesin ndaj tyre. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt, Ai ua lehtëson atyre çdo çështje dhe i ndihmon për të qenë të bindur ndaj Tij. Është Ai që ua mundëson dhe lehtëson çdo mënyrë e rrugë për të arritur dashurinë e Tij. Allahu i Lartësuar i fut ata nën kujdesin e Tij të mrekullueshëm, për shkak të veprave të tyre të mira dhe të hapave të parë që ata kanë hedhur me guxim, këmbëngulje dhe sinqeritet, për të kënaqur të Dashurin e tyre. Ndërsa ata të cilët i kthejnë shpinën Allahut të Madhëruar, duke i dhënë përparësi dëshirave të tyre kundrejt adhurimit dhe arritjes së kënaqësisë së Tij, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar të mos i fusë nën përkujdesin e Tij. Miku i tyre i afërt, të cilit ia lënë në dorë çështjet, është shejtani i mallkuar. Duke e ndjekur nga pas dhe duke u mashtruar nga joshjet e tij, ata shkatërrojnë fenë dhe dynjanë e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë