Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَجَعَلُوا لِلَّهِ مِمَّا ذَرَأَ مِنَ الْحَرْثِ وَالْأَنْعَامِ نَصِيبًا فَقَالُوا هَٰذَا لِلَّهِ بِزَعْمِهِمْ وَهَٰذَا لِشُرَكَائِنَا ۖ فَمَا كَانَ لِشُرَكَائِهِمْ فَلَا يَصِلُ إِلَى اللَّهِ ۖ وَمَا كَانَ لِلَّهِ فَهُوَ يَصِلُ إِلَىٰ شُرَكَائِهِمْ ۗ سَاءَ مَا يَحْكُمُونَ
Ata (mohuesit) kanë caktuar pjesë nga të lashtat dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Perëndinë, e kjo është për putat tona”. Mirëpo, ajo pjsë që është për putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Perëndinë – ajo arrinë (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata! (136)
Por, ajo që ishte për idhujt, nuk duhet të shkonte për Allahun, ndërsa ajo që veçohej për Allahun, mund të shkonte për idhujt e tyre! Sa i shëmtuar ishte gjykimi i tyre! -
Ata i trajtojnë blatimet ndaj idhujve si të rëndësishme, madje më të rëndësishme sesa kushtimet ndaj Allahut. Por ka mundësi që kuptimi i ajetit të jetë ai që tregohet në një hadith të saktë, ku Profeti (a.s) ka përcjellë nga Zoti i tij që ka thënë: “Unë jam më i Pasuri dhe më Jonevojtari për përkushtimet e idhujtarëve. Atë që përfshin dikë tjetër në përkushtimet dedikuar ndaj Meje, Unë e lë atë dhe idhujtarinë e tij.” Duke parë nën dritën e këtij hadithi, kuptimi i ajetit do të ishte: Përkushtimet që ata u bëjnë idhujve të tyre shkojnë tërësisht për idhujt, ndërsa tek Allahu nuk shkon asgjë prej tyre. Edhe përkushtimet që ata, - sikurse pretendojnë, - ia bëjnë Allahut, edhe ato nuk shkojnë tek Ai, - sepse Allahu nuk e pranon idhujtarinë, - por shkojnë përsëri tek idhujt e tyre, që ata i adhurojnë veç Allahut. Allahu i Lartësuar është i Pasur dhe nuk i duhen përkushtimet e tyre të përziera me shirk.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë