Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَهُ مَا سَكَنَ فِي اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. (13)
Vetëm e Tij është gjithçka që pushon, natën e ditën. -
Pronë dhe krijim i Allahut janë të gjitha krijesat: melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet. Të gjitha janë krijesa të nënshtruara, të urdhëruara dhe të përulura ndaj Zotit të tyre të Madhërishëm e të Plotpushtetshëm. Ai është Mbretërues dhe Sundues i gjithçkaje. Atëherë, pyetja që çdokush duhet t’i drejtojë vetes është: A është e mundur që të meritojë adhurimin ndonjë i krijuar, që nuk mund të ofrojë asnjë dobi apo të largojë ndonjë dëm? A mund të lihet mënjanë dhe të shpërfillet adhurimi dhe sinqeriteti ndaj Krijuesit, Kujdestarit, Sunduesit, Mbretëruesit, Atij që ka në dorën e Tij dobinë dhe dëmin?! A nuk urdhëron mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër për adhurimin e një Zoti të vetëm, për sinqeritet ndaj Tij, dashuri për Të, drojë ndaj Tij, madhërim të Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij?!Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. -
Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me larminë e gjuhëve dhe të lutjeve që drejtojnë. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që ishte, rreth asaj që është dhe rreth asaj që do të jetë. Ai është i Gjithëditur edhe rreth asaj që nuk ka ekzistuar, në mënyrë të tillë që, nëse do të ekzistonte, si do të ishte? Ai sheh dhe di me imtësi ato që shfaqen haptazi dhe ato që mbahen të fshehta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë