Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 142)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 142

وَمِنَ الْأَنْعَامِ حَمُولَةً وَفَرْشًا ۚ كُلُوا مِمَّا رَزَقَكُمُ اللَّهُ وَلَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ ۚ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ 142 ١٤٢

Ai është që ka krijuar disa shtazë për ngarkim dhe për shtruarje, (shtresë e bërë prej leshi apo lëkurës së tyre). Hani nga ato që ua ka dhuruar Perëndia dhe mos ndiqni gurmët e djallit. Ai është armiku juaj i hapët. (142)

Tefsiri

Nga kafshët, disa janë për ngarkesë dhe disa për mish. -

Kuptimi: Allahu i Lartësuar i krijoi kafshët për ju. Disa prej tyre mbajnë ngarkesa e punojnë për ju, por ka të tjera të cilat janë të vogla dhe nuk mund të mbajnë pesha të rënda, por që përdoren për qëllime të tjera, si për shembull, për ushqim. Më pas, i Lartësuari thotë:

Hani nga ato që ju ka dhuruar Allahu, e mos ndiqni hapat e Shejtanit... -

Mos ndiqni hapat e Shejtanit, duke bërë haram atë që Zoti e ka lejuar. Kurrë mos ndiqni hapat e tij, sepse:

... ai është armiku juaj i betuar. -

Ai ju shtyn veçse në ato vepra që ju dëmtojnë dhe që ju sjellin ndëshkimin e përjetshëm. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon se cilat janë ato lloj bagëtish të cilat Ai i ka bërë të mira dhe të dobishme:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë