Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 143)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 143

ثَمَانِيَةَ أَزْوَاجٍ ۖ مِنَ الضَّأْنِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْمَعْزِ اثْنَيْنِ ۗ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الْأُنْثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الْأُنْثَيَيْنِ ۖ نَبِّئُونِي بِعِلْمٍ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 143 ١٤٣

Perëndia ka krijuar tetë çifte kafshësh: dy nga dhentë (mashkull e femër) dhe dy nga dhitë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt (dashin e sqapin) ose dy femërat ose atë që mbajnë në bark dy femra?” Lajmëromëni Mua me dije të saktë, nëse e thani të vërtetën. (143)

Tefsiri

Janë tetë krerë bagëtish: dy krerë dhensh

(femër e mashkull)

dhe dy krerë dhish

(femër e mashkull). - Dy llojet e deleve: lloji femër dhe ai mashkull, dhe dy llojet e dhive: lloji femër dhe ai mashkull, janë ato që Allahu i Lartësuar i ka bërë të lejuara pa përjashtuar asnjë prej tyre. Ky është ligji i Zotit. Atëherë, drejtoju atyre që përjashtojnë disa kategori të tyre, dhe thuaju:

Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat e këtyre, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -

Mos vallë Zoti bëri të ndaluar vetëm meshkujt e dhenve dhe të dhive, gjë të cilën ju nuk e thoni, apo bëri të ndaluar femrat e dhenve dhe të dhive? Mbetet edhe një mundësi tjetër: mos vallë bëri të ndaluar ato që janë në barkun e tyre, meshkuj apo femra qofshin? Këto janë të gjitha mundësitë, por ju nuk e thoni e nuk e pranoni asnjërën prej tyre. Atëherë, ku bazoheni për ato që thoni?

Më tregoni, pra, me dije të saktë, nëse ato që thoni janë të vërteta! -

Sillni fakte për ato kategori që ju i quani të ndaluara! Sigurisht, ata nuk mund të sjellin asnjë lloj fakti, veç arsyetimeve të kota, që burojnë nga padituria dhe logjika e tyre e mangët. Allahu i Lartësuar nuk ka sjellë asnjë dëshmi e provë për të tilla ndalesa. Pastaj Allahu i Lartësuar sjell të njëjtën mënyrë arsyetimi për devetë dhe lopët:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë