Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَعَلَى الَّذِينَ هَادُوا حَرَّمْنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٍ ۖ وَمِنَ الْبَقَرِ وَالْغَنَمِ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ شُحُومَهُمَا إِلَّا مَا حَمَلَتْ ظُهُورُهُمَا أَوِ الْحَوَايَا أَوْ مَا اخْتَلَطَ بِعَظْمٍ ۚ ذَٰلِكَ جَزَيْنَاهُمْ بِبَغْيِهِمْ ۖ وَإِنَّا لَصَادِقُونَ
Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën. (146)
Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre... -
Allahu i Lartësuar ua bëri atyre të ndaluar njëthundrakët, si devetë dhe kafshët e ngjashme me to. Gjithashtu, prej lopëve dhe deleve, Ai u bëri të ndaluar dhjamin. Por jo të gjithë dhjamin: i ndaluar ishte vetëm dhjami i pjesës pranë bishtit dhe dhjami sipërfaqësor. Në vijim përmendet dhjami që iu lejua atyre:...veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. -
Domethënë, dhjami mes zorrëve dhe dhjami i lidhur me kockat ishte i lejuar për ta. Duke treguar shkakun e këtij ndalimi, i Lartësuari thotë:Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre -
Allahu i Lartësuar i bëri këto ndalesa për jehudët, për shkak të shkeljeve që u bënin ata të drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve të Tij. Ky ndalim ishte një formë ndëshkimi për ta. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:... dhe Ne themi vetëm të vërtetën. -
Allahu është i vërtetë në gjithçka që thotë, gjykon dhe vepron. E kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu? E kush ka gjykim më të drejtë se i Lartësuari?Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë