Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ هَلُمَّ شُهَدَاءَكُمُ الَّذِينَ يَشْهَدُونَ أَنَّ اللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَا ۖ فَإِنْ شَهِدُوا فَلَا تَشْهَدْ مَعَهُمْ ۚ وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ وَهُمْ بِرَبِّهِمْ يَعْدِلُونَ
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj të cilët dëshmojnë se Perëndia e ka ndaluar këtë!” E nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ta. Mos i ndiq dëshirat e atyre, që argumentet tona i konsiderojnë gënjeshtra dhe të cilët nuk besojnë në Ditën e mbramë! E, ata i bëjnë krahasim dike tjetër Zotit të tyre. (150)
Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” -
Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është Allahu Ai që ka vendosur për të tilla ndalesa!”. Kështu, ata kanë dy mundësi: (a) ose të mos sjellin asnjë dëshmitar, dhe në këtë mënyrë pretendimi i tyre është i papranueshëm për mungesë dëshmish, faktesh dhe provash; (b) ose të sjellin ndonjë që dëshmon për një gjë të tillë. Por të tilla dëshmi sjellin vetëm ata që janë gjynahqarë të mëdhenj, të cilëve nuk u pranohen dëshmia. Të tilla dëshmi nuk janë çështje për të cilat dëshmojnë të drejtët dhe të sinqertët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ndalon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët nga këto lloj dëshmish. I Lartësuari thotë:Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre! -Ata konsiderojnë si të barabartë me Allahun idhujt dhe putat e tyre. Duke qenë se ata janë mohues të Ditës së Gjykimit dhe nuk e njësojnë Allahun e Lartësuar, ata e meritojnë atë besim të shëmtuar dhe ato dispozita të padrejta që i ngarkojnë vetes. Me fjalë të tjera, besimi i tyre ndërtohet mbi idhujtarinë dhe mohimin e të vërtetës, prandaj është tërësisht me vend që Allahu i Lartësuar ta ndalojë Profetin e Tij dhe të drejtudhëzuarit nga ndjekja e të tillë njerëzve dhe nga pjesëmarrja në dëshmi së bashku me ta. Të gjitha këto tregojnë edhe një herë se ndalimi i atyre gjërave që Zoti i kishte lejuar buronte tërësisht nga dëshirat e tyre të shfrenuara.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë