Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 33)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 33

قَدْ نَعْلَمُ إِنَّهُ لَيَحْزُنُكَ الَّذِي يَقُولُونَ ۖ فَإِنَّهُمْ لَا يُكَذِّبُونَكَ وَلَٰكِنَّ الظَّالِمِينَ بِآيَاتِ اللَّهِ يَجْحَدُونَ 33 ٣٣

Na e dijmë, se ty, me siguri, të zemëron ajo që thonë ata. Ata, me të vërtetë nuk të fajësojnë ty se je gënjeshtar, por zullumqarët mohojnë argumentet e Perëndisë. (33)

Tefsiri

Ne e dimë se ty të brengos ajo që ata thonë. -

Kuptimi: Allahu i Madhëruar i di shumë mirë fjalët që mohuesit thonë dhe për mohimin e tyre. Por Ai të urdhëron që të tregosh durim ndaj fyerjeve dhe mosbesimit të tyre. Mos mendo se jobesimtarët dyshojnë në besnikërinë dhe profetësinë tënde.

Ata, në të vërtetë, nuk të mohojnë ty... -

Ata nuk e mohojnë vërtetësinë tënde si profet i Zotit, sepse ata e dinë shumë mirë sinqeritetin, pastërtinë dhe dëlirësinë tënde. Ata e njohin mirë të kaluarën tënde dhe po ata të quanin Emin(Besniku) para Shpalljes.

...por ata keqbërës mohojnë me forcë Argumentet e Allahut. -

Ata thjesht duan që, padrejtësisht, të mohojnë Shpalljen e Zotit, që t’u dhurua ty. Por ti vazhdo me durim në përcjelljen e Shpalljes dhe kujto gjithmonë se:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë