Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 40

قُلْ أَرَأَيْتَكُمْ إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُ اللَّهِ أَوْ أَتَتْكُمُ السَّاعَةُ أَغَيْرَ اللَّهِ تَدْعُونَ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 40 ٤٠

Thuaj: “Çka mendoni nëse ju vie dënimi i Perëndisë apo ju godet Dita e Kijametit, a do ta thërrisni dikë tjetër pos Perëndisë, nëse e flitni të vërtetë?” (40)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u drejtohet idhujtarëve, të cilët barazonin idhujt e tyre me Allahun, duke i adhuruar ata me përkushtim, e t’u thotë:

Thuaju: “Nëse ju vjen dënimi i Allahut ose ju vjen Ora

(e Kijametit)

, vallë, a do të thërrisnit për ndihmë dikë tjetër veç Allahut? Përgjigjuni, nëse jeni të sinqertë!” -

Kur t’ju godasin këto vështirësi të tmerrshme, kur çdokush do të kërkojë ndihmë për t’i larguar, vallë, a do t’u drejtoheni idhujve tuaj apo do t’i drejtoheni Mbretëruesit të vërtetë, Allahut të Madhërishëm?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë