Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَوْلَا إِذْ جَاءَهُمْ بَأْسُنَا تَضَرَّعُوا وَلَٰكِنْ قَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Pse nuk u penduan, kur u erdh ndëshkimi Jonë! Por, zemrat e tyre ishin gurë, e djalli ua zbukuronte, ato që bënin ata. (43)
Ne i dënuam ata popuj me skamje e mjerim, që të mësonin të përuleshin. Përse, atëherë nuk mësuan të përuleshin pasi u erdhi dënimi Ynë? -
Allahu i Lartësuar i goditi ata me varfëri, sëmundje dhe fatkeqësi në çdo drejtim. Të gjitha këto i bëri për t’i mëshiruar, me qëllimin që ata të nënshtroheshin dhe t’i drejtoheshin me lutje e përgjërim, për të shpëtuar nga ato ndëshkime.Sepse zemrat e tyre ishin të ngurta... -
Zemrat e tyre u ngurtësuan dhe kurrë nuk pranuan të nënshtroheshin për të pranuar të vërtetën. Ndërsa nga ana tjetër:...Shejtani ua hijeshoi atë që bënin. -
Kështu, ata mendonin se besëtytnitë që kishin ishin feja e vërtetë. Ata kishin gjetur prehje në besimet e kota, ndërkohë që Shejtani luante me mendjen dhe arsyen e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë