Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ إِنِّي نُهِيتُ أَنْ أَعْبُدَ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۚ قُلْ لَا أَتَّبِعُ أَهْوَاءَكُمْ ۙ قَدْ ضَلَلْتُ إِذًا وَمَا أَنَا مِنَ الْمُهْتَدِينَ
Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, që ju, përpos Perëndisë i adhuroni”. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëhrë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata, që janë në rrugën e drejtë”. (56)
Unë jam ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni përveç Allahut. -
Unë jam ndaluar që t’u kushtoj adhurime atyre që ju adhuroni veç Allahut, kushdo qofshin ata: idhuj, puta e çdo gjë tjetër, që nuk kanë në dorë asnjë lloj mirësie, dëmi apo dobie. Ata nuk zotërojnë pushtet për të dhënë jetën, vdekjen apo për ringjalljen. Të gjitha adhurimet që u përkushtoni këtyre idhujve janë të kota e të pavlefshme. Për idhujtarinë ju nuk keni justifikime, madje as si keqkuptim nuk lejohet të ndodhë një krim i tillë. Ky është thjesht pasim i epshit, i cili është devijuesi më i madh. Për këtë arsye, i Madhëruari porosit:Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëherë do të isha i humbur e jo prej të udhëzuarve!” -
Unë kurrë nuk do të pasoj pasionet tuaja, sepse kështu do të bëhesha prej të devijuarve nga rruga e drejtë. E si mund të konsiderohen të drejta lutjet drejtuar dikujt që nuk ka asnjë lloj pushteti e mundësie për t’iu përgjigjur atyre? Ndërsa rruga ime, që është njësimi i Allahut në adhurim me vepra të sinqerta vetëm për Të, është rruga e drejtë, e mbështetur nga faktet logjike e nga shpalljet e Zotit, të padiskutueshme në vërtetësinë e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë