Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 58)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 58

قُلْ لَوْ أَنَّ عِنْدِي مَا تَسْتَعْجِلُونَ بِهِ لَقُضِيَ الْأَمْرُ بَيْنِي وَبَيْنَكُمْ ۗ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِالظَّالِمِينَ 58 ٥٨

Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që e kërkoni ju, shpejt e shpejt (dënimin) do të sqarohej puna mes meje dhe jush (do të shkatërroheshit). Perëndia i di më së miri zullumqarët. (58)

Tefsiri

Thuaj: “Sikur të ishte në dorën time ajo për të cilën nguteni, çështja mes meje dhe jush do të kishte e përfunduar.”! -

Thuaju atyre që kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit, nga injoranca, arroganca dhe padrejtësia që i karakterizon: Sikur çështja të ishte në dorën time dhe të isha unë ai që e ekzekutoja ndëshkimin, atëherë nuk do të kishte asnjë lloj dobie për ju, o të mjerë. Por çështja është në dorën e Allahut, që është El Halimu - i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë gabimtarin, edhe pse është i Plotfuqishëm ta bëjë këtë, por e afatizon dhe i jep mundësi për pendim e kthim. Allahu është El Sabur– Durimtari, i Cili, edhe pse të poshtërit bëjnë gjynahe dhe nuk i binden, madje kanë guximin që të rebelohen kundër Tij, Ai përsëri u jep shëndet dhe i ruan, i furnizon dhe lëshon mbi ta në mënyrë të vazhdueshme mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura.

Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit. -

Të mos harrojnë ata se Allahut nuk i fshihet asnjë veprim i tyre dhe të mos mashtrohen nga afatizimi i Tij. Ai vërtet afatizon, por kurrë nuk do t’i lërë krijesat pa i marrë në përgjegjësi për veprat e tyre, kur të vijë koha për një gjë të tillë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë