Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 63)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 63

قُلْ مَنْ يُنَجِّيكُمْ مِنْ ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ تَدْعُونَهُ تَضَرُّعًا وَخُفْيَةً لَئِنْ أَنْجَانَا مِنْ هَٰذِهِ لَنَكُونَنَّ مِنَ الشَّاكِرِينَ 63 ٦٣

Thuaju: “Kush do t’ju shpëtojë nga errësira (rreziku) e tokës dhe tetit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtetë do të bëhemi mirënjohës”. (63)

Tefsiri
Drejtoju idhujtarëve, të cilët adhurojnë e lusin idhuj, dhe nxiti të mendohen dhe të arsyetojnë me qetësi e thellësi! Ata e pranojnë se Allahu është Rab - Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset e ka në dorë gjithçka, madje është i vetëm në këtë zotërim. Atëherë, përse refuzoni që adhurimet t’ia përkushtoni vetëm Atij? Duke i nxitur të mendojnë në këtë mënyrë, thuaju:

Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të Tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas...” -

Mendohuni dhe arsyetoni drejt! Kush ju shpëton nga errësirat, vështirësitë dhe tmerret e detit e të tokës, atëherë kur nuk funksionojnë më mjetet dhe hilet tuaja dhe kur fundin e keni pranë? Në të tilla momente, a nuk i drejtoheni me sinqeritet, përunjësi dhe përgjërim vetëm Zotit, që është Një dhe i Pashoq? Në këto çaste, gjuha juaj nuk pushon, duke u lutur për shpëtim, madje nga thellësia e shpirtit thoni:

Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës. -

Kuptimi: Nëse Zoti na shpëton nga kjo vështirësi në të cilën kemi rënë, ne do të bëhemi patjetër mirënjohës ndaj Tij. Mirësitë janë dhuratë e Allahut dhe do t’i përdorim ato vetëm për bindje ndaj Tij dhe kurrë në rrugë që Zoti nuk i do dhe na i ka ndaluar.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë