Sureja El-En'am (Bagëtitë — الأنعام) (Ajet 76)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




6 El-En'am(الأنعام), Ajet 76

فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ اللَّيْلُ رَأَىٰ كَوْكَبًا ۖ قَالَ هَٰذَا رَبِّي ۖ فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لَا أُحِبُّ الْآفِلِينَ 76 ٧٦

Dhe kur arriti nata, ai vërejti yllin dhe tha: “Ky është Zoti im!” Por, kur perëndoi ai yll, tha: “Nuk i dua ata që perëndojnë”. (76)

Tefsiri

Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” -

Kur ra nata, Ibrahimi (a.s)pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra.

“Ky është Zoti im.”. -

Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi (a.s)iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim.

Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” -

Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi a.s, për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.”

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë