Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”. (7)
Tefsiri
Allahu i Lartësuar e njofton Profetin e Tij për armiqësinë e ashpër të qafirëve ndaj së vërtetës. Shkaku i mosbesimit të tyre nuk është ndonjë mangësi në Shpalljen e Zotit dhe as padituria e tyre rreth saj. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë i mosbesimit dhe i armiqësisë së tyre ndaj të vërtetës është padrejtësia që kanë në zemër dhe shfrenimi në gjynahe. Kështu, thotë i Madhëruari:Edhe sikur të të zbrisnim një libër të shkruar në letër, e ata ta preknin atë me duart e tyre, mohuesit sërish do të thoshin: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”. -Edhe sikur t’u vinte kjo mrekulli kaq haptas, ata që kanë zgjedhur mohimin do të thonë përsëri: “Kjo është veçse një magji e qartë.” A mund të ketë shenjë më të madhe se kjo dhe a ka fjalë më të shëmtuar sesa t’i thuash të vërtetës magji?! Kjo është arrogancë e shfrenuar kundrejt të vërtetës së pakundërshtueshme, të cilën askush që ka sadopak logjikë nuk mund ta refuzojë.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë